Sport

City e fiton ndeshjen që përfundoi me goleadë

Kampioni i Premier Leagues, Manchester City e ka fituar në udhëtim ndeshjen mjaftë të vështirë kundër Newcastleit me rezultatin 4:3.

Ky ballafaqim i ka takuar xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez, ndërsa më i dalluari ishte sulmuesi spanjoll, Ferran Torres.

Torres realizoi tre gola, në minutën 42’, 64’ dhe 66’. Goli tjetër u shënua nga mbrojtësi i krahut të djathtë Joao Cancelo në minutën e 39-të.

Për skuadrën vendëse realizuan Emil Krafth 25’, Joelinton 45+6’ dhe Joseph Willock 62’.

Me këto tri pikë të marra, City lider ka 83 pikë gjithsej, kurse Newcastle ka 39 pikë.