Sport

Anulohet Grand-Prixi i Turqisë në Formula 1

Çmimi i Madh i Turqisë në Formula 1 është anuluar dy javë pasi u fut në kalendarin e Formula 1 dhe është zëvendësuar nga një garë tjetër në Austri.

Turqia u shtua në kalendarin e Formula 1 për t’u zhvilluar prej 11 deri më 13 qershor dhe e zëvendësoi Grand-Prixin e Kanadasë, që u anulua për shkak të masave anti-COVID në atë vend.

Por, në Turqi gara nuk do të realizohet pasi është në “listë të kuqe” të Mbretërisë së Bashkuar me rrezikshmëri të lartë.

Në vend të saj, Grand-Prixi i Styrianit do të zhvillohet në “Red Bull Ring” prej 25 deri më 27 qershor.

Kjo datë ka qenë e paraparë për Grand-Prixin e Francës, që tani do të zhvillohet një javë më herët, prej 18 deri më 20 qershor.