Konfederata e futbollit brazilian ka thënë se është tejet e shqetësuar me situatën aktuale në Kolumbi, një muaj para Kupës së Amerikës.
Të premten u publikua lista e skuadrës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në muajin e ardhshëm kundër Ekuadorit dhe Paraguait.
Koordinatori i ekipit, Juninho Paulista, ka thënë në konferencën virtuale se janë duke i monitoruar protestat në Kolumbi kundër reformave në taksa të propozuara nga qeveria nacionale, sidomos atë që ndodhi në ndeshjen e “Copa Libertadores” ndërmjet America de Cali dhe Atletico Mineiro.
Lojtarët është dashur të thithin gaz lotsjellës nga protestat që shpërthyen në rrugët e shtetit për disa ditë dhe ndeshja, e cila u fitua nga vizitorët brazilian 3:1, u ndërpre katër herë në pjesën e parë.
Për kualifikimet e Botërorit, përzgjedhësi Tite ktheu veteranët e mbrojtjes, Dani Alves dhe Thiago Silva.
38-vjeçari Alves dhe 36-vjeçari Silva janë thirrur sepse ata janë “sportistë të cilët luajnë futboll”.
Brazili për herën e fundit luajti në muajin nëntor. Mposhti Uruguain me rezultatin 2:0.