Sport

Depay vendos të largohet nga Lyoni

Memphis Depay ka vendosur të largohet nga Lyoni në fund të sezonit.

Sulmuesi holandez thuhet se i ka bërë të ditur drejtuesve të klubi se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Depay gjatë verës do të jetë futbollist i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me ekipin francez.

Sipas “Sky Sports” holandezi ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Për shërbimet e Depayt interesim ka shprehur edhe Juventusi.