Napoli është duke u përgatitur për ta shitur mbrojtësin Kalidou Koulibalyn.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit janë në pritje të ofertave për mbrojtësin senegalez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli thuhet se po kërkon rreth 60 milionë euro dëmshpërblim për Koulibalyn.
Interesim për mbrojtësin 29-vjeçar ka shprehur Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.
Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.
Përveç Koulibalyt nga Napoli mund të largohet edhe mbrojtësi Nikolas Maksimoviq. Klubi thuhet se ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me mbrojtësin.