Mesfushori Naby Keita pritet që karrierën ta vazhdoj në La Liga. “Fichajes” ka njoftuar të premten se interesim për transferimin e tij, ka shprehur skuadra e Atletico Madridit.
Keita pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë pasi nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij. Për shërbimet e Keitas, ekipi spanjoll ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh. Ai këtë edicion ka vetëm 16 paraqitje në të gjitha garat dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Juergen Klopp për të ardhmen.
Mesfushori 26-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Ai te Liverpooli u transferua në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro por asnjëherë nuk arriti të arsyetojë çmimin që ekipi anglez e pagoi për të. Keita karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Salzburgut dhe Istresit.