Sport

Protestat mund ta shtyjnë sërish duelin United – Liverpool

Descriptive Text

Një grup i fansave anonim i kanë inkurajuar tifozët e Unitedit të mblidhen jashtë stadiumit, para duelit të Premier Leagues ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Ky takim ishte caktuar të zhvillohej më 2 maj, por protestuesit kishin depërtuar deri brenda në fushë, ndërsa arsyeja e protestës është kundër udhëheqësve të klubit, që është nën drejtimin e familjes Glazer.

Të enjten në mbrëmje janë vendosur më shumë barrikada dhe pengesa përreth gjithë stadiumit “Old Trafford”.

Këtyre barrikadave dhe pengesave u janë shtuar edhe një numër shumë më i madh i forcave të sigurisë sesa që ishin në protestën e kaluar. Për të ndalur protestuesit, policët kanë marrë edhe qenë dhe kuaj.

Grupi përkrahës pati folur se rreth 10 mijë tifozë ndoshta do të jenë të pranishëm të enjten, por protesta e fundit pa vetëm 2 mijë prej tyre.

Dueli kundër Liverpoolit, që është i dyti brenda javës për Unitedin pas humbjes të martën nga Leicesteri, është paraparë të nis në orën 21:15.

Para ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga tifozët që t’i shmangin protestat e dhunshme.

Ndërkohë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pati deklaruar të mërkurën se nuk shqetësohet për sigurinë e lojtarëve të tij.

Unitedi po ashtu ka stërvitur nën praninë e sigurimit në qendrën stërvitore në Carrington.

Njëri nga pronarët, Joel Glazer, ka thënë javën e kaluar se ai është “personalisht i përkushtuar” që ta forcojë komunikimin e klubit me tifozët.