Sport

E ëma paralajmëron kthimin e Ronaldos te Sportingu

 

Nëna e yllit portugez Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar rikthimin e birit të saj te skuadra e Sportingut të Lisbonës, kanë raportuar mediumet portugeze të enjten.

Dolores Aveiro ka insistuar se i biri i saj, Ronaldo edicionin e ardhshëm do të luajë për Sportingun, ekip në të cilin u zhvillua si futbollist përpara se të largohet në vitin 2003.