Sport

Kriza financiare detyron Interin ta shesë dyshen Lukaku-Lautaro

 

Skuadra e Interit ka siguruar titullin e kampionit në Serie A për këtë edicion, por mund të jetë e detyruar që në verë t’i shes dy sulmuesit kryesor, belgun Romelu Lukaku dhe argjentinasin Lautaro Martinez.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ka raportuar të enjten se te Interi janë të detyruar të bëjnë një sakrificë të tillë si pasojë e krizës financiare që e ka kapluar klubin pas shpërthimit të koronavirusit. Lukaku dhe Laurato, kanë shkëlqyer këtë edicion te Interi dhe me golat e tyre e kanë udhëhequr ekipin drejt titullit të parë në Serie A pas 11-të vjetësh. Lukaku ka shënuar 28 gola në 42 paraqitje derisa Lautaro ka shtuar 10 sosht. Lukaku ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe interesim për transferimin e tij tashmë kanë treguar Manchester City e Chelsea derisa për Lautaron, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023 ka kohë që është e interesuar Barcelona.