Sport

Zeqiri shënon gol dhe përjashtohet me të kuq

Ndeshje jo e zakontë ishte ajo e së martës mbrëma për kosovarin Altin Zeqiri. Skuadra e tij, Lahti, pësoi 4:2 nga KuPS, në kuadër të kampionatit finlandez.

Te Lahti startoi Arlind Sejdiu kurse në vend të tij në pjesën e dytë luajti Altin Zeqiri. 20-vjeçari në minutën e 80-të shënoi për rezultatin 3:2, ndërsa menjëherë në minutën e 82-të u përjashtua direkt me të kuq. Skuadra kundërshtare më pas realizoi edhe një gol tjetër për të fituar 4:2. Për sulmuesin Zeqiri ishte goli i parë në dy paraqitje. Ai kampionatin e kaluar kishte dy gola në 20 paraqitje. Për këtë vit shpreson në shifra më të mira. Të golave, jo të kartonëve. Kampionati në Finlandë ka nisur ditë më parë. Lahti ka një fitore e një humbje.