Georginio Wijnaldum do të largohet nga Liverpooli. Mesfushori holandez nuk ka vazhduar kontratën me klubin anglez që i skadon muajin tjetër.
Mesfushor thuhet se ka vendosur të largohet nga Liverpooli pasi dëshiron një aventurë të re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe menaxheri i lojtarit Humphry Nijman ka konfirmuar interesim e skuadrës së Bayern Munichut.
Për shërbimet e mesfushorit 30-vjeçar interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Barcelona dhe Interi.
Wijnaldum këtë edicion në 47 ndeshje ka shënuar tri gola.
Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016 kur u transferua nga Newcastle United.