Sport

Barcelona arrin marrëveshje me Garcian

Eric Garcia do t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi spanjoll ka arritur marrëveshje personale me klubin dhe do të transferohet në Camp Nou si futbollist i lirë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” mbrojtësi spanjoll do të prezantohet pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Garcia pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin nga La Liga.