Sport

Ibrahimoviqi i mungon Milanit ndaj Torinos e Cagliarit

Foto: AP
 

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do t’i mungojë skuadrës së Milanit të paktën në dy ndeshjet e ardhshme dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Stefano Pioli në një intervistë për mediumet italiane të martën. Pioli ka thënë se Ibrahimoviq do të mungojë ndaj Torinos dhe Cagliarit derisa nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Serie A ndaj Atalantas. Ibra u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, të cilën e fitoi Milani me rezultatin 3:0.

Duelin e radhës, Milani e luan të mërkurën në udhëtim te Torino derisa të dielën e pret në “San Siro” skuadrën e Cagliarit.