Sport

Barcelona e hapur për shitjen e Coutinhos e Braithwaiteit

 

Skuadra e Barcelonës do të jetë e hapur ndaj ofertave që do të vijnë për mesfushorin Philippe Coutinho dhe sulmuesin Martin Braithwaite, kanë raportuar mediumet spanjolle të martën.

Bëhet e ditur se Braithwaite e Coutinho nuk bëjnë pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye do të jenë në shitje pas përfundimit të edicionit aktual.