Sport

Milani interesohet për Aurierin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Serge Aurier ka raportuar të martën sajti i talian “Calciomercato”.

Aurier pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni dhe Milani është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij. Ai shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli.

Aurier këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe te Tottenhami pasi ka regjistruar 27 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë. Ai është kapiten i Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë dhe ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm. Krahas Milanit, interesim për Aurierin kanë shfaqur edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini.