Skuadra e Betisit ka shënuar fitore të vështirë, por të rëndësishme në garë për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Betisi mposhti të hënën në shtëpi Grandan me rezultatin 2:1, ndeshje që i takoi xhiros së 35-të të La Ligas spanjolle.
Me këtë fitore Betisi është forcuar në vendin e gjashtë me 54 pikë, kurse Granda zë vendin e dhjetë me 45 pikë.