Sport

Fanella e Jordanit me Universitetin e North Carolinas shitet për 1.38 milionë dollarë

Fanella e veshur nga legjenda e basketbollit Michael Jordani në stinorin e tij të dytë në Universitetin e North Carolinas është shitur për një shifër rekorde 1.38 milionë dollarë të shtunën.

Jordan kishte mbajtur fanellën veshur në edicionin 1982-83, kur ishte shpallur lojtar i stinorit nga NCAA.

Fanella është shitur trefishtë më shtrenjtë se rekordi i kaluar për një fanellë të Jordanit.

“Siç tregon çmimi final, fanella kishte çdo gjë që një koleksionues serioz do të donte”, ka thënë Chris Ivy nga Ankandi Heritage.

Nga Universiteti i North Carolinas, Jordan ishte zgjedhja e tretë në draftin e NBA-së të vitit 1984.

Fanella e Jordanit nga edicioni i tretë i tij me Chicago Bullsat, ai 1986-87, ishte shitur për 480 mijë dollarë.