Schalke është larguar zyrtarisht nga Bundesliga për këtë edicion. Ky ekip edhe të shtunën u mposht në udhëtim te Hoffenheimi 4:2, por njërin gol për skuadrën vizitore e shënoi qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Mark Uth shënoi i pari në minutën e 12-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi Kampioni i Botës me Gjermaninë, Mustafi, që te Schalke u transferua nga Arsenali.
Schalke në vendin e fundit në 31 ndeshje ka marrë vetëm 13 pikë. Hoffenhemi është në pozitën e 11-të me 39 pikë.
Ndërkohë, me golin e sotëm, Mustafi ka shënuar në katër nga top 5 ligat evropiane në karrierën e tij. Reprezentuesi gjerman luajti për Arsenalin në Premier Ligë, Valencian në La Liga dhe Sampdorian në Serie A.