Sport

Alioski kontribuoi në fitoren e Leedsit ndaj Tottenhamit

Ezgjan Alioski ka kontribuuar me asistim në fitoren e Leeds Unitedit përballë Tottenhamit.

Në kuadër të xhiros së 35-të në Premier Leaguen e Anglisë, Leedsi mposhti Tottenhamin me rezultatin 3:1, ndërsa Alioski asistoi në golin e dytë.

Stuart Dallas ishte shënues i golit të parë në ndeshje për vendësit. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi jugkorean Heung-Min Son, në minutën e 25-të.

Alioski asistoi për Patrick Bamford tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Rodrigo gjashtë minuta para fundit e vulosi rezultatin final të takimit, 3:1.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Alioski, luajti në tërë ndeshjen.

Leedsi ka 50 pikë pas 35 xhirove, ndërsa Tottenhami me humbje rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane. Ka 56 pikë.