Sport

Tottenhami nuk e shet Kanen

Sulmuesi Harry Kane nuk do të largohet nga skuadra e Tottenhamit këtë verë.

Ky është vendimi i krerëve të klubit, që kanë vendosur të refuzojnë çdo ofertë për kapitenin Kane, kanë njoftuar të premten mediumet angleze.

Kohët e fundit është raportuar se Kane do të largohet nga Tottenhami dhe se Manchester City e Unitedi kanë shprehur interesim për transferimin e tij duke ofruar rreth 100 milionë euro dëmshpërblim.

Megjithatë, Tottenhami nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për kapitenin, të cilin e konsideron si lojtarin më të rëndësishëm.

Kane 27-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 16 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.