Chelsea është duke punuar për t’i vazhduar kontratat me disa prej lojtarëve.
Në mesin e futbollistëve që pritet t’i vazhdohet kontrata është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se forma e mirë e talentit shqiptar te Vitesse ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.
Broja ka kontratë me klubin deri në vitin 2022 përderisa me kontratën e re pritet të mbetet në Londër deri në vitin 2025.
Përveç Brojës, kontratë të re me londinezët pritet të lidhin edhe Jorginho dhe mbrojtësi Thiago Silva.