Sport

Zidane ose Gattuso do ta zëvendësojnë Pirlon

 

Zinedine Zidane dhe Gennaro Gattuso janë dy kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Andrea Pirlon në postin e trajnerit te Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni, ka raportuar “Tuttosport” të premten. Pirlo pritet të shkarkohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni për shkak të rezultateve të dobëta. Kështu që, drejtuesit e klubit tashmë po synojnë të nisin kontaktet me Zidanen dhe Gattuson.

Zidane aktualisht është trajner i Real Madridit dhe pritet të largohet në fundit të sezonit sikurse Gattuso nga skuadra e Napolit. Gjithashtu, kandidat për stolin e Juventusit mbetet edhe Massimiliano Allegri.