Sport

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

 

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën. Në takim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive të tjera të dhunës në ngjarjet sportive, ka marrë pjesë ministri Hajrulla Çeku, duke bërë me dije se pos hetimeve, Prokuroria e Prizrenit disa personave u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orë.

“Rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë. Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuroria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë po ashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave”, thuhet në njoftim.