Sport

Modestia, zelli dhe përulësia - N’Golo Kante, ish-mbledhësi i mbeturinave të cilin fama nuk e ndryshoi

Foto: AP
 

“71 për qind të tokës është e mbuluar me ujë, ndërsa 29 për qind me N’Golo Kanten”.

Kjo është një shaka që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që përshkruan më së miri lojën e këtij futbollisti. Skuadra e Chelseat është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pas eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:1. Në finale, Chelsea do të përballet me Manchester Cityn, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll.