Arsenali është një prej tre opsioneve për Hakan Calhanoglun për të vazhduar karrierën pasi mesfushori turk ka vendosur të largohet nga skuadra e Milanit pas përfundimit të sezonit aktual, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.
Calhanoglu ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë dhe do të largohet nga “San Siro” si lojtar i lirë.
Së fundi, Arsenali është futur në garë për transferimin e tij dhe po shihet si opsion i mirë. Megjithatë, mësohet se Calhanoglu është në negociata edhe me Juventusin e Galatasarayn por që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mesfushori 27-vjeçar iu bashkua Milanit në vitin 2017 nga Bayer Leverkuseni kurse këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 11 herë në 39 ndeshje në të gjitha garat.