Pas humbjes nga Drenica në Skenderaj, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij e ka fokusin e plotë te Kupa e Kosovës, ku ka arritur në finale.
Ai është shprehur se në ligë ndihet komod dhe nuk e mendon rënien nga elita e futbollit kosovar.
“Duhet ta mbaj rrezikun mbi supe. Sot e bëmë maksimumin. Pamë lojtarë të rinj dhe kualitativ. Batatina u jep hapësirë lojtarëve të rinj. Do të mundohemi që ndeshjet në vazhdim të japim maksimumin e të marrim pikët e plota. E presim finalen që është ndeshja kryesore e jona. Ndihem komod. Kam ndeshje me Besën dhe do ta japim maksimumin. Nëse kemi fat ta marrim Kupën, do të jemi të motivuar për ndeshjet tjera. Kam skuadër të mirë. Nuk besoj se do të largohemi nga liga sepse kam skuadër të mirë. E rëndësishme është të kualifikohemi në gara të Evropës”, tha trajneri Batatina pas ndeshjes.
Llapi pas 33 ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll ka 39 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.
Drenica nga ana tjetër është në vendin e pestë me 41 pikë.
spor