Sport

Mourinho e dëshiron De Gean te Roma

Jose Mourinho ka nisur menjëherë planin për përforcimin e ekipit për sezonin tjetër.

Tekniku portugez e pëlqen shumë portierin David de Gea dhe dëshiron që ta ketë atë në ekip vitin tjetër.

Antonio Mirante do të largohet nga “giallorossët” pasi klubi dhe “Il Corriere dello Sport”, kanë thënë se trajneri portugez dëshiron ta gjejë një zëvendësues për Pau Lopezin.

Ndërkohë, Robin Olsen e përfundon huazimin dhe do të kthehet tek Evertoni.

As Lopezi e as Olsen nuk i kanë bindur drejtuesit e skuadrës së Romës, ndërsa tani De Gea është në krye të dëshirave të klubit italian.