Sport

Liverpooli siguron Konaten

Qendërmbrojtësi Ibrahima Konate do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Liverpoolit në afatin kalimtar të verës, kanë raportuar të enjten mediumet angleze. Bëhet e ditur se Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin 21-vjeçar dhe është në negociata me skuadrën e Leipzigut për lirimin e tij.

Për kartonin e Konates, Liverpooli është i gatshëm të paguajë rreth 35 milionë euro dhe marrëveshja me Leipzigun pritet së shpejti të bëhet zyrtare. Konate tashmë ka pranuar ofertën e Liverpoolit dhe është pajtuar me kontratë pesëvjeçare. Francezi këtë sezon ka 20 ndeshje për ekipin gjerman dhe ka shënuar një gol. Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2021 dhe Liverpooli e ka fituar garën për transferimin e tij para Arsenalit, Manchester Unitedit e Chelseat.