3 perditesime
23:02

Chelsea në finale të Championsit

Chelsea ka siguruar kalimin në finale të Championsit, pasi sonte ka triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1:1.

Timo Werner (28’) dhe Mason Mount (85’) shënuan golat për Chelsean.

Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Manchester Cityn më 29 maj në Stamboll. 

22:47

Chelsea shumë afër finales së Championsit

Chelsea ka bërë një hap të madh para drejt finales së Ligës së Kampionëve.

Klubi londinez ka dyfishuar epërsinë ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mason Mount (85’) ka realizuar golin e dytë për Chelsean, ndërsa golin e parë e shënoi Timo Werner.

Ndeshja e parë përfundoi 1:1. Fituesi i duelit në finale do të përballet e Manchester Cityn.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/n5q2ou/chelsea_2_0_real_madrid_31_on_agg_mason_mount_85/?utm_source=share&utm_medium=web2x&context=3

21:53

Chelsea shkon në pushim me epërsi prej një goli

Chelsea shkon në pushim me avantazhin e një goli ndaj Real Madridit. Timo Werner e shënoi golin e vetëm.

Sulmuesit gjerman që e realizoi golin e 11-të në Ligën e Kampionëve, iu anulua edhe një gol tjetër në minutën e 18-të për pozitë jashtë loje.

Benzema e pati mundësinë më të mirë për madrilenët në minutën e 36-të. Gjuajtjen e tij me kokë nga afërsia, e priti portieri i Chelseat, Edouard Mendy.

21:30

Chelsea kalon në epërsi, Werneri shënon ndaj Realit

Chelsea e ka shënuar golin e parë në gjysmëfinalen kthyese të Ligës së Kampionëve. Skuadra londineze po avancon ndaj spanjollëve të Real Madridit në minutën e 28-të.

Kai Havertz ishte i pafat kur qëlloi traversën pas asistimit të N’Golo Kantes, por topi u kthye te Timo Werner që realizoi me kokë lehtësisht nga afërsia për 1:0. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e Real Madridit, përfundoi me rezultatin 1:1.

Timo Werner ka shënuar apo asistuar në katër nga shtatë paraqitjet në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Realizoi një gol e asistim ndaj Spursit, një gol e ka të shënuar ndaj Real Madridit, kurse asistoi kundër Atletico Madridit.

Për Timo Wernerin ishte po ashtu goli i 12-të i sezonit për Chelsean, derisa i ka edhe 10-të asistime në total, më shumë se çdo futbollist i “bluve të Londrës”.