Sport

Ndeshja Man. Utd – Liverpool do të luhet më 13 maj

Descriptive Text

Ndeshja e Premier Leagues mes Manchester Unitedit e Liverpoolit, që u shtyu fundjavën e kaluar do të luhet më 13 maj. Raporton BBC.

Ndeshja ishte paraparë të luhej të dielën, por u shty pasi tifozët e Unitedit u futën në fushë në “Old Trafford” për të protestuar ndaj pronarëve amerikanë, familjes Glazer.

Ky vendim nënkupton se Manchester Unitedi do të duhet të luajë dy ndeshje brenda 50 orëve, pasi ndeshja e Unitedit në shtëpi kundër Leicester Cityt do të luhet më 11 maj.

Ndërkohë ndeshja e Liverpoolit kundër West Bromwich Albionit do të luhet më 16 maj.