Trajneri i Gjilanit e ka thumbuar skuadrën e Dritës pas barazimit në derbin e zjarrtë të Gjilanit.
Gjilani dhe Drita barazuan me rezultatin 1:1 në kuadër të xhiros së 33-të. Ky rezultat e ka lënë Dritën prapa në garën për mbrojtje të titullit, ndërsa Gjilani është pa objektiva deri në fund të sezonit.
“Ishte ndeshje e luftuar dhe duhet përgëzuar futbollistët për angazhimin. Jam i kënaqur pasi ky barazim mund të jetë fitore e vogël për ne, pasi kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe ta mbrojmë nderin e qytetit. Mbi të gjitha iu tregova se kush është ‘BABA’”, përfundoi trajneri Munishi.