Sport

Gjilani ndal Dritën dhe ia zbehë gjasat për titull

Gjilani dhe Drita kanë luajtur baras 1:1 në derbin e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë barazim, Drita tani mbetet tri pikë larg Prishtinës dhe gjasat për titull për këtë skuadër janë të vogla, duke marr parasysh se deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.

Fiton Hajdari kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 20-të. Hajdari shënoi me kokë pas asistimit nga Shend Kelmendi.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Esosa Irogue që realizoi në minutën e 59-të.

Me 69 pikë, Drita zë vendin e dytë, me tri pikë më pak se Prishtina. Kurse Gjilani është i katërti me 48 pikë.

Ky ishte derbi numër 36-të mes këtyre skuadrave në kuadër të kampionatit. Ishte barazimi i 12-të, karshi 14 fitoreve të Dritës dhe dhjetë triumfeve të Gjilanit.