Tottenhami nuk është i interesuar vetëm për Maurizio Sarrin por edhe për trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperinin.
“Football-Italia” të martën publikoi lajmin se Sarri është në negociata me Arsenalin dhe Tottenhamin.
Do të jetë shumë e vështirë që Gasperini të joshet nga ekipet tjera, pasi te Atalanta ka treguar suksese e rezultate të shumta, dhe se klubi nuk do ta lëshojë lehtë.
Atalanta aktualisht është në vendin e dytë në Serie A dhe do të luajë kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.
Mourinho ka gjetur rol të ri, pasi do të jetë trajner i Romës që nga sezoni i ardhshëm.