Sport

Peja në finale, fiton me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë me Ponten pas përleshjes

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë të martën në Prizren, pas përleshjes, në favor të Pejës.

KG i FBK-së ka regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0, dhe kështu Peja është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës.

Ndeshja u ndërpre pas 20 minutave lojë, kur pasi lojtarët e Pejës po shkonin ë zhveshtore, nisi një përleshje ku u përfshinë lojtarë e zyrtarë të dy skuadrave, por edhe shikues.

Rezultati në serinë gjysmëfinale ishte 2:2 dhe me fitoren “në tavolinë”, Peja shkon në finale, ku do të takohet me Yllin.

Ponte Prizreni, si organizator i ndeshjes është dënuar me 4000 euro për lëshime në organizim dhe me zhvillimin e tri ndeshjeve pa prezencën e publikut në sezonin e ardhshëm. Peja ndërkohë është dënuar me 600 euro si dhe i janë suspenduar dy lojtarët e huaj për dy ndeshje, Aj Walton dhe Brandon Walters. Ata janë gjobitur edhe me nga 400 euro për përfshirje në përleshje.

Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha, është gjobitur me 100 euro.

Te Ponte, Leurit Morina është dënuar me dy ndeshje moslojë dhe me 400 euro.

Të gjitha vendimet e Komesarit të Garave për ndeshjen Ponte - Peja

  1. Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni - Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.
  2. KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
  3. Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.
  4. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
  5. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
  6. Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
  7. Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
  8. Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
  9. Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  10. Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  11. Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.
  12. Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
  13. Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.