Sport

Ander Herrera: Ka ende gjëra që duhet t’i përmirësojmë

Mesfushori i Parisit, Ander Herrera ka vlerësuar se ndaj Manchester Cityt kanë bërë çdo gjë të mundur. Por sipas tij duhen ende përmirësime për fitore në ndeshjet më të mëdha.

“Kemi lëvizur topin mes vijave dhe kemi shkaktuar probleme. Ne kemi bërë çdo gjë. Por qartë se ka ende gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, ka thënë Herret për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Ka ende trofe që i synojmë. Do të provojmë çdo gjë. Ne duhet të fitojmë secilën ndeshje. Secila ndeshje është finale për ne”, ka shtuar Herrera.