Sport

Volejbollistet po përgatiten në Istog për kthim të suksesshëm në skenën evropiane

Volejbollistet po përgatiten në Istog për kthim të suksesshëm në skenën evropiane
 

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave ka dy javë që po stërvitet intensivisht në Istog. Drejtuesit e përfaqësueses kanë zgjedhur Istogun për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të “EuroVolley 2021”. Për Kosovën, ky është grumbullimi i parë që nga viti 2018 kur ishte tubuar për “CEV Silver League”.

Atmosfera në kampin stërvitor ishte mjaft e mirë derisa volejbollistet premtuan paraqitje të mira në këto kualifikime.