Sport

Real Madridi interesohet për yllin e Manchester Cityt

Foto: Sky Sports

Real Madridi ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Mediat angleze kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit madrilen janë duke e monitoruar situatën e anglezit te “Qytetarët”.

Së fundmi është përfolur se Sterling mund të shitet gjatë kësaj vere nga drejtuesit e klubit anglez.

Manchester City për ta liruar lojtarin kërkon mbi 100 milionë euro.

26-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023. Këtë edicion sulmuesi anglez ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat.