Sport

Reali interesohet për Marquinhosin

Reali interesohet për Marquinhosin
 

Real Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germainit, brazilianin Marquinhos, përcjellë të martën “Le Buteur”.

Mësohet se te Reali po e shohin Marquinhosin si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes. Madje, braziliani po shihet si zëvendësim për Sergio Ramosin e Raphael Varanen, të cilët pritet të largohen nga Reali në fund të sezonit.