Sport

Alaba mund të fitojë njëjtë si Ramosi në Real

David Alaba do të fitojë afërsisht të njëjtën shumë si Sergio Ramos kur do të transferohet te Real Madridi, raporton të dielën “AS”.

28-vjeçari është i vendosur të nënshkruajë kontratë me gjigantin spanjoll. Ai pritet t’i bashkohet Realit në verë si futbollist i lirë edhe pse ende nuk është bërë zyrtare. Por, kur ta hedhë nënshkrimin në letër, austriaku do të fitojë afërsisht 12 milionë euro në vit.