Sport

Duro beson se Feronikeli do të mbesë në Superligë

 

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas humbjes nga Drita, 3:1, ka thënë se detajet vendosën ndeshjen.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi ka deklaruar se përkundër kësaj humbjeje dhe krizës në të cilën gjendet klubi, Feronikeli do të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.