Vushtrria e ka befasuar liderin Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat 3:1, në ndeshjen e cila u transmetua ekskluzivisht në KTV.
Ndeshja e vlefshme për Ligën e Parë (A), e zhvilluar në stadiumin e Vushtrrisë, pati përmbysje rezultati në 45 minutat e dyta.
Erblin Mulaj në minutën e 52-të kaloi në epërsi skuadrën e Armend Dallkut, para se Taulant Avdyli i vendasve në minutën e 63-të të barazonte rezultatin.
Drilon Fazliu katër minuta para fundit në një kundërsulm realizoi për golin e epërsisë të Vushtrrisë, para se Gentian Sahiti në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 3:1, që i sigurojnë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Me këtë humbje, Dukagjini zbret në vendin e dytë me 52 pikë, derisa në vendin e parë kalon Malisheva, e cila ka mposhtur në udhëtim Drenasin me rezultat 2:0.
Ndërkohë, Vushtrria tani tubon 20 pikë në vendin e fundit në tabelë, dy më pak se Drenasi që mban vendin e nëntë.