Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se rikthimi i Sergio Ramosit në stërvitje para javës më të rëndësishme të Real Madridit është lajm shumë i mirë.
Real Madridi mund të ngjitet në krye të tabelës të shtunën, nëse Atletico nuk arrin ta mposhtë Elchen më herët gjatë asaj dite.
Megjithatë, vëmendja është te dueli kthyes në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Ramosi mungoi në barazimin 1:1 me skuadrën nga Premier League, dhe pritet të ketë disa minuta kundër Osasunas ën fundjavë.
Në stërvitje me skuadrën e Real Madridit veç Ramosit, është kthyer edhe belgu Eden Hazard. Që të dy janë dukur në formë tejet të mirë.
Ramosi nuk ka luajtur me skuadrën qëkur u operua në gju në muajin shkurt.