Sport

Shkëndija fiton titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut

 

Shkëndija e Tetovës është kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll. Shkëndija të dielën fitoi 3:1 ndaj Borecit. Me këtë fitore ka siguruar titullin e kampionit. Mevlan Murati, Besart Ibraimi dhe Rubin Hebaj shënuan golat e fitores.

Pas xhiros së 29-të, Shkëndija i ka 68 pikë, 13 më shumë se përcjellësi i parë, Shkupi. Por Shkupi më nuk ka gjasa për ta zënë me pikë skuadrën tetovare.