Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim dhe i është afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premier League.
Të udhëhequrit e Pep Guardiolës të mërkurën në mbrëmje, e fituan si mysafir takimin e xhiros së 32-të në Premier League kundër Aston Villas, me rezultatin 2:1.
John McGinn i vendësve realizoi pas vetëm 20 sekondash lojë. Ishte ogli i dytë më i shpejtë i pranuar nga Manchester City në histori të Premier Leagues.
Sidoqoftë, përgjigja e vizitorëve ishte e shpejtë. Phil Foden në minutën e 22-të, dhe Rodri në minutën e 40-të të ndeshjes, me asistim të Bernardo Silvas, shënuan për avantazhin e “qytetarëve”.
Në minutën e 44-tërt, John Stones i Cityt u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të u pa edhe një karton tjetër i kuq, tani për skuadrën e Aston Villas. Me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Matty Cash.
City prin në tabelë me 77 pikë pas 33 ndeshjeve, kurse Aston Villa në 31 lojë të zhvilluara, ka 44 pikë.
-
21 prill 2021 23:10
-
Shpërndaje në: