Juventusi ka shënuar fitore fal golave të shënuar nga mbrojtësit. Të mërkurën, të udhëhequrit e Andrea Pirlos triumfuan ndaj Parmës 3:1, ndeshje kjo e xhiros së 32 -të të Series A.
Gaston Brugman i kaloi në avantazh vizitorët në minutën e 25-të.
Në minutën e 43-të, Alex Sandro i asistuar nga Matthijs de Ligt, shënoi për 1:1. Dy minuta pas pushimit, Sandro shënoi edhe një tjetër gol. Kësaj radhe me bashkëveprimin që e pati me Juan Cuadradon. Cuadrado asistoi ëshë në golin e tretë të “bianconerëve”, të cilin e shënoi qendërmbrojtësi holandez, De Ligt. Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 65 pikë, një më shumë se Atalanta, dhe një më pak se Milani i vendit të dytë, dhe 11-të më pak se Interi lider. Parma nga ana tjetër mbetet në kuotën e 20 pikëve, me rrezik të madh për rënie nga liga.