Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, portugezit Andre Silva, kanë njoftuar të mërkurën mediumet gjermane.
Bëhet e ditur se Dortmundi po e sheh Silvan si zëvendësim ideal për norvegjezin Erling Haaland, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi në verë.
Silva po shkëlqen këtë sezon te Eintrachti dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Dortmundi është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë për të siguruar shërbimet e portugezit 25-vjeçar.
Silva ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar 25 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Silva është pjesë e Frankfurtit prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Milani, Sevilla e Porto.
Krahas Dortmundit, interesim për Silvan kanë treguar edhe Manchester Unitedi e Atletico Madridi.