Sport

Draxleri dëshiron kalimin te Bayerni

Mesfushori gjerman, Julian Draxler, është i gatshëm që gjatë verës të rikthehet në Bundesligë. “Foot Mercato” shkruan se marrëdhëniet e Draxlerit me Paris Saint-Germain janë përkeqësuar dhe dëshira e lojtarit është që të kalojë te Bayern Munichu.

Kontrata me klubin francez, i skadon në verë dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Pas ardhjes së trajnerit të ri të PSG-së, Mauricio Pochettino, Draxleri nuk e ka vendin e garantuar në skuadrën e parë. Pothuajse në shumicën e ndeshje ka luajtur si zëvendësues dhe për këtë dëshiron një ekip të re.

27-vjeçari ka qenë titullar këtë edicion në vetëm nëntë ndeshje. Katër gola dhe po aq asistime është bilanci i sulmuesit gjerman me PSG-në këtë edicion në 27 ndeshje. Para se të transferohej te PSG-ja, Draxleri ka qenë pjesë e Schalkes dhe Wolfsburgut.