Golden Eagle Ylli ka barazuar në 1:1 serinë çerekfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndaj Bashkimi.
Ylli e mposhti Bashkimin të martën mbrëma në Prizren me rezultatin 89:76 në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale dhe gjysmëfinalisti do të kërkohet në ndeshjen e tretë që luhet në Suharekë të premten. Skuadra që shënon dy fitore, do të kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret përballja me Rahovecin. Amerikani LG Gill ishte më i dalluari te Ylli me 27 pikë kurse plejmejkeri Valon Bunjaku shtoi 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime. Te skuadra e Bashkimit, u veçua Musab Mala me 31 pikë të shënuara derisa Obinna Oleka shtoi 20 pikë e 15 kërcime.