Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se gjashtë klubet nga Premier League që po planifikojnë pjesëmarrjen në Superligën Evropiane, kanë bërë një “gabim trashanik”.
Çeferin ka kritikuar qëndrimet e pronarëve të klubeve të mëdha, duke thënë se ata futbollin e shohin si “produkt” derisa tifozët si “klientë”.
Madje, Çeferin u ka bërë thirrje klubeve të mëdha, sidomos atyre angleze që të ndërrojnë mendje sa nuk është vonë.
“Unë do të doja t'u drejtohesha pronarëve të disa klubeve angleze”, ka thënë Çeferin. “Zotërinj, ju keni bërë një gabim të madh. Disa do të thonë se është lakmi, të tjerët përbuzin, arrogancën ose injorancën e plotë të kulturës së futbollit të Anglisë, por në fakt nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se ka ende kohë për të ndryshuar mendjen tuaj, të gjithë bëjnë gabime. Tifozët anglezë meritojnë që ju të korrigjoni gabimin tuaj, ata meritojnë respekt”.