Sport

Presidenti i Realit insiston se Superliga Evropiane “do ta shpëtojë futbollin”

 

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se Superliga Evropiane “do të shpëtojë futbollin në këtë moment kritik” dhe ka insistuar se lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë nuk do t’u mohohet e drejta për ta përfaqësuar kombëtaren e tyre.

Komentet e spanjollit vijnë pasi 12 klube evropiane u pajtuan për të formuar një ligë të re që do të “nisë sa më shpejt që të jetë e mundshme”.